Ministrja e PDK’së krahason Vetëvendosjen me komunistët

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka ngritur zërin për bashkëpartiakën Blerta Deliu e cila dje ka pranuar mesazh kërcenues nga burri i deputetetës së VV-së, Albulena Haxhiu.Ministrja e PDK-së, është shprehur se histeritë e anëtarëve të Vetëvendosjes janë të njohura, prandaj, sipas saj, kërcënimet e burrit të Albulenës ndaj Deliut, nuk e befasojnë.“Shprehja e dhunës, kanosjes, shpifjes dhe shantazhit janë të njohura në politikën e vendit tonë, të aplikuara nga politika agresive e Vetëvendosjes ndaj institucioneve, janë të mendësisë tipike komuniste.Histeritë e anëtareve të VV janë të njohura, po ashtu, janë të njohura edhe deliret e tyre të madhështisë, andaj kërcënimet e burrit të Albulenës, ndaj Blerta Deliut, nuk më befasojnë.Kjo gjuhë, është pasojë e një konsistence të dhunës si përditshmëri dhe kulturë politike të Vv, ndaj të cilës gratë janë në veçanti të ekspozuara. Turp dhe neveri!” ka shkruar Dhurata në facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme