Ministrja serbe: Të mos e pyesim as Rusinë e as Amerikën – zgjidhjen për Kosovën ta gjejmë në Evropë

Nuk jam e lumtur që shoh SHBA-në, as Federatën Ruse si lojtarë kyçë që do t’i ndeshin interesat e tyre në këtë rajon.

Kështu ka thënë ministrja serbe e Integrimeve Evropiane, Jadranka Joksimoviq gjatë një takimi të konventës kombëtare për BE-në në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën, raporton Tanjug.

Joksimoviq mendon se është me rëndësi që Serbia, para së gjithash, të mbështes konceptin evropian të sigurisë.

“Nuk jam e lumtur të shoh as SHBA-në, as Federatën Ruse si lojtarë kyçë të cilët do t’i ndeshin interesat e veta në këtë rajon. Mendoj se mjedisi natyror i Serbisë është para së gjithash Evropa, shtetet e Evropës dhe së bashku duhet të gjejmë zgjidhje”, tha ajo, transmeton Koha.net.

Ajo tha se pret nga Bashkimi Evropian që në periudhën e ardhshme të tregojë kapacitet më të gjerë dhe përgjegjësi në gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme mes Beogradit e Prishtinës, zgjidhje e cila, sipas saj, do të ishte e pranueshme dhe që nuk do të krijonte një konflikt të tmerrshëm.

“Është në interesin e të gjithëve që të arrijmë deri tek zgjidhjet e qëndrueshme, dhe kjo nuk është e lehtë. Pa dyshim se edhe Qeveria serbe e edhe presidenti Aleksandar Vuçiq kemi treguar se jemi të gatshëm që në interesin më të mirë të njerëzve tanë dhe në përmirësim të jetës sonë, të provojmë që përmes dialogut dhe paqes të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme”, ka thënë Joksimoviq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme