Miratohen propozimet e VMRO-së dhe “Znam”-it, për anëtarët e rinj të komisionit për ankesa të furnizimeve publike

Komisioni për zgjedhje dhe emërime miratoi propozimet e VMRO-DPMNE-së dhe Lëvizjes Znam për anëtarët e rinj të komisionit për ankesa të furnizimeve publike. Për anëtarë të rinj u propozuan Natasha Jovanovska Millosheviq, Maja Malahova, Savka Taseva, Vene Tasev dhe Jovan Tërpevski.

Koalicioni VLEN do të propozojë kryetarin e komisionit dhe një anëtar tjetër në mbledhjen e radhës ndërsa në garë ishin gjithsej 43 kandidatë.

Mbledhjes së komisionit i parapriu debat mbi procedurën e mbledhjes dhe mos dorëzimit të materialeve në kohë.

Fronti Evropian kërkoi që të shtyhet seanca ndërsa pasi kërkesa e tyre u refuzua, ata braktisën mbledhjen.

“Pretendon se je duke lexuar pikën e parë të rendit të ditës. Aty duhet të bëhen disa emërime apo? Ka një listë me kandidatë por ajo listë nuk është burimore, nuk është origjinale. Çka është kjo nervozë? Çka jeni duke fshehur? Çfarë jeni duke vazhduar në mënyrë të parregullt që ju shqetëson fakti që dikush reagon në mënyrë procedurale?”, tha Ilire Dauti – Fronti Evropian.

“A e dini se çka është ndryshe tani? Se tani nuk janë ato anëtarë të komisionit për ankesa gjatë furnizimeve publike që i japin furnizimet publike në Lotari dhe institucione tjera. E ky është dallimi”, u shpreh Nikolla Micevski – VMRO-DPMNE.

“Kush e udhëheqë këtë seancë Nikolla?
Ti sigurisht jo!
Por as ti sigurisht jo! As ti sigurisht jo!
Më lër mua a e udhëheqë a jo, përfundo fjalën tënde.
Nuk je ti koordinuesi im Nikolla! Nuk je koordinuesi im Nikolla! Kujdes çfarë bën!”, vazhdoi Ilire Dauti – Fronti Evropian.

“Duke mos pasur parasysh faktet dhe argumentet të cilat ne prezantuam se pse ne jemi kundër që kjo mbledhje të vijon, jemi të detyruar të lëshojmë këtë mbledhje në shenjë proteste”, tha Arbana Pasholli – Fronti Evropian./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme