Miratohet ligji për amnesti, lirohen 670 të burgosur ( VIDEO)

Gjithsej 670 persona të dënuar me gjashtë muaj burgim do të lirohen nga vuajtja e mërtutjesdhme dënimit, ndërsa 3.097 personave të tjerë të dënuar me më shumë se gjatë muaj burgim. do t’iu hiqet 30 për qind e dënimit pasi sot Kuvendi miratoi Ligjin për amnesti. Ligji do të zbatohet për personat që janë dënuar deri më 20 shtator të vitit të kaluar.

Ai nuk përfëshinë përsonat e dënuar për vepra të rënda penale, si janë, vrasjet, përdhunimet dhe pedofili si dhe rastet për terorizëm dhe vepra penale kundër shtetit, rendit dhe qetësis publike.

“Amnistia nuk i përfshin të dënuarit të cilët deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji është urdhëruar nxjerrje të fletarrestit për shkak se janë të pakapshëm për organet e ndjekjes penale”, thuhet në ligj.

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti ka kritikuar ligjin si të mangët dhe selektiv sepse të burgosurit i vë në situatë të pabarabart.

– Ligji është i padrejtë, sepse i vë të dënuarit në një pozicion të pabarabartë, i cili do të çojë në zbatim selektiv. Unë reagova, por askush nuk e dëgjoi vërejtjen time”, ka thënë Memeti për javoren ‘’Fokus’’.

Ligji për amensti është kundërshtuar fuqimisht nga partia opozitare, VMRO-DPMNE, e cila nuk është pajtuar me miratimin e tij dhe Parlamenti e votoi pa praninë e saj.
Almakos.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme