Me 39 vota për, 13 kundër dhe 15 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Presidentin e Kosovës.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, derisa ka prezantuar projektligjin, tha se me plotësimin e Ligjit për presidentin krijohet një legjislacion jo diskriminues dhe ia jep mundësinë presidentit që të jap kontributin e tij pas përfundimit të mandatit, duke u mbështetur nga stafi i tij.
Mbështetje në parim i kanë dhënë këtij projektligji i kanë dhënë të gjitha subjektet politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është shprehur kundër.
Me këto ndryshimi, presidenti pritet të ketë pension të përjetshëm nga shteti.