Komiteti i Punëve të jashtme në Parlamentin Evropian ka miratuar sot një raport nga nënkryetarja dhe raportuesja për Kosovë, Ulrike Lunacek për progresin e Kosovës drejt BE-së. Duke komentuar pas votimit, Ulrike Lunacek ka thënë se votimi i sotëm dërgon sinjal të fortë se e ardhmja e Kosovës së Pavarur është Bashkimi Evropian.
“Votimi i sotëm e dërgon edhe një sinjal të fortë se e ardhmja e Kosovës së pavarur është në Bashkimin Evropian. Kanë mbetur vetëm disa hapa për të shkuar në rrugën e liberalizimit të vizave. Ky raport i inkurajon të gjitha partitë politike në Kosovë për të vazhduar punën e tyre për Kosovën në mënyrë konstruktive dhe në frymën evropiane”, ka shkruar Lunacek në Facebook.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Lunacek ka thënë se dy kërkesat e mbetura mund dhe duhet të përmbushen nga Kosovë shumë shpejtë; Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi në Kuvend është i domosdoshëm. Dhe sigurisht, qeveria e Kosovës duhet të ofrojë mbi dy pika referimi – historinë e bindjeve në nivel të lartë për korrupsion dhe krim të organizuar – e cila ka pasur progres të mirë, mirëpo ende duhet punuar për të siguruar përparim të mëtejmë.
“Aspektet pozitive të vitit të kaluar kanë qenë hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, dhe marrëveshja kornizë për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së”, ka thënë Raportuesja për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek.
Në njohjen e 27 shkurtit, pamë sërish një rritje në numrin e shteteve që janë anëtare të OKB-së dhe e kanë njohur Kosovën. Bangladeshi ishte shteti i 114 që e njohur Kosovën shtet të pavarur, vend ky që bën pjesë në 193 shtetet e OKB-së. Kjo duhet tu jap kurajë të gjithëve, sidomos atyre 5 shteteve që janë anëtare e që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Raporti thekson se njohja duhet të jetë e dobishme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe inkurajon një qasje pozitive në lidhje me pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
“Përveç kësaj, raporti im kërkon vazhdimin e dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës, si dhe zbatimin e shpejtë të detyrimeve të rëna dakord sipas parimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Në këtë kuptim, zbatimi i fundit i dialogut-marrëveshjes për kodin telefonik të Kosovës ishte një hap përpara. Megjithatë, zbatimi i plotë ende mungon, mungon edhe marrëveshja për Asociacionin i Komunave më Shumicë Serbe në Kosovë. Raporti kërkon gjithashtu udhëheqësit e komuniteteve Kosovë-Serbi të marrin pronësinë e plotë të vendit dhe rolin e tyre në institucionet e Kosovës, duke vepruar në mënyrë të pavarur nga Beogradi. Dërgimi i një treni nacionalist serb nga ana e Beogradit në veri të Kosovës është kritikuar ashpër.
“Raporti përfshin edhe thirrje për përparim në sundimin e ligjit dhe lirisë së medias, dhe kërkon që t’i jepet fund mosndëshkimit të sulmeve kundër gazetarëve dhe sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë”, thotë Lunacek.