Mishel, garanci për gjuhën maqedonase

Gazetar: Luka Andreev

Nuk duhet të presim më shumë, kemi shans historik, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me kryetarin e Këshillit Evropian, Shharl Mishel, i cili ishte për vizitë në vendin tonë. Sipas Kovaçevskit, propozimi evropian ofron formulim të pastër për gjuhën maqedonase dhe nuk e përmban Protokollin, përkatësisht çështjet historike me Bullgarinë në kornizën negociuese. Prandaj, shton ai, politika ditore duhet lënë anash dhe kjo mundësi nuk duhet humbur.

“Protokolli ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk është i përfshirë në kornizën negociuese. Ai është dokument dypalësh, i cili nuk është pjesë e paketës evropiane. Propozimi evropian dhe Protokolli janë dy procese të ndryshme, të palidhura, të cilat për momentin përkojnë në kohë. Tjetër gjë e rëndësishme është ajo që ne do të mund t’i realizojmë procesin e negociatave, përkatësisht Konferencën Ndërqeveritare dhe skriningun pa vonesë dhe pa kushte shtesë”, u shpreh Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Kryeministri tha se propozimi ka marrë mbështetje si nga Bashkimi Evropian ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas kreut të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, është gjetur një zgjidhje kompromisi dhe e balancuar, e cila përfshin edhe pikëpamjet e Shkupit. Mishel, në të njëjtën linjë me Kovaçevskin, theksoi se propozimi ofron një mundësi shumë të mirë, e cila nuk duhet humbur.

“Nëse thoni po, atëherë në ditët në vijim do të organizohet Konferenca e parë Ndërqeveritare, në të cilën do të zbatohet vendimi nga marsi i vitit 2020, ndërsa hapat tjerë do të zbatohen menjëherë. Theksoj se do të fillojë procesi i skriningut, ndërsa ekipet negociuese do mund të vijnë në Bruksel pa vonesë dhe më e rëndësishmja, ky propozim qartë tregon për  gjuhën maqedonase. I tillë do të jetë kualifikimi i BE-së. Gjuha maqedonase është gjuha juaj dhe propozimi e respekton këtë”, tha Çarls Mishel, kryetar i Këshillit të Evropës.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse gjatë negociatave çështjet historike apo identiteti imponohen si kusht, Mishel u përgjigj se do të bëjë gjithçka që procesi të mos prishej nga siç tha ai, kërkesa jolegjitime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme