Misteri i atentatit në Lushnjë, gjendet i shkrumbuar nga flakët një automjet! Dyshohet se u përket autorëve!

Një automjet i shkrumbuar nga flakët që dyshohet se i përket autorëve të atentatit në Lushnjë është gjetur e djegur.


Makina tip Nissan mësohet se u gjet e djegur në fshatin Lifaj, ndërsa ende nuk dihet identiteti i autorëve, apo shënjestra e tyre duke e mbushur ngjarjen me mister.

Sipas burimeve, autorët kanë qëlluar drejt një automjeti në lëvizje dhe më pas janë larguar, duke i vendosur flakën edhe mjetit ku udhëtonin.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme pranë kthesës së spitalit, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.

Nuk dihet nëse ka persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa nuk ka ende një njoftim zyrtar nga blutë lidhur me ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme