Misteri i qeses me 27 duar të prera ka shokuar banorët e këtij rajoni

Disa banorë nga Khabarovsk, në pjesën lindore të Siberisë kanë bërë një zbulim që ka tronditur mbarë opinionin publik në Rusi.

Ata gjetën një qese që përmban 27 palë duar.

Gjetja tronditëse u bë afër qytetit të Khabarovskit në Siberi, pranë kufirit me Kinën

Qesja me duart u gjet afër një bregu lumi, ndërsa oficerët e policisë shkuan në vendngjarje për të nisur hetimet.

Duart u gjetën pranë një vendi të njohur dhe të vizituar nga njerëzit, por përkundër kësaj vendasit thanë se nuk kishin idenë se si mund të kishin përfunduar aty.

Disa thonë se duart mund të jenë eliminuar si një dënim për vjedhje ndërsa një teori tjetër thotë se duart u ndanë nga trupat e vdekur në spital nga mjekët por është e paqartë pse kjo do të ndodhte.

Ndërsa askush nuk e di se nga vijnë duart.

“Është një pamje e turbullt”, tha një burim lokal. Policia ka refuzuar të komentojë

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme