Misteri i vdekjes së 27-vjeçares shqiptare në Itali, Ermela Muhametaj ishte në një krizë divorci me bashkëshortin! Ja mesazhi që i dërgoi avokatit të saj para se të ndërronte jetë

Ermela Muhametaj, një 27-vjeçare shqiptare, u gjet e pajetë më 28 prill në qytezën e Larinos në Itali. Fillimisht, mediat raportuan se ajo kishte kryer vetëvrasje. Megjithatë, hetimet e mëtejshme kanë nxjerrë në pah detaje që rrisin dyshimet se e reja shqiptare mund të jetë nxitur nga një person për të kryer aktin e rëndë.


Ditën e ngjarjes, 27-vjeçarja, nënë e një djali 8-vjeçar, i kishte dërguar një mesazh avokatit të saj në mëngjes, duke kërkuar një takim për të diskutuar lidhur me divorcin nga bashkëshorti i saj, me të cilin kishte jetuar në distancë për muaj të tërë.

“Hipoteza fillestare është ajo e vetëvrasjes, por dyshimet po rriten: askush nuk beson se një nënë kaq e lidhur me të birin mund të kishte vendosur ta lërë atë. Prokuroria po heton për nxitje për vetëvrasje. Rezultatet e autopsisë janë në pritje, të planifikuara për 2 maj,” raportojnë mediat italiane.

Mesazhi i fundit i Ermela Muhametajt dërguar avokatit të saj ishte se “A mund të takohemi në studio sot?”. Hetuesit po presin rezultatin e analizave të telefonit të saj dhe autopsisë për të zbardhur më tej ngjarjen tragjike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme