Misteri me zarfet/ Votat e ardhura nga Serbia u shkaktojnë alergji numëruesve në Prishtinë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Qendrën e verifikimit të votave në Serbi, për shkak të disa problemeve që kanë shfaqur numëruesit.

Siç raportojnë mediat, është ndërprerë procesi i verifikimit të votave të ardhura nga Serbia, për shkak të problemit të shfaqur me zarfet, të cilat kundërmonin erë e rëndë.

Verifikuesit kanë pësuar alergji pasi kanë prekur zarfet me votat e ardhura nga Serbia. Disa prej verifikuesve u është shfaqur alergji në duar dhe fytyrë. Procesi është ndërprerë dhe nuk dihet kur do të rinisë.

KALLXO.com ka raportuar për disa parregullsi gjatë verifikimet të zarfeve me votat nga Diaspora.


Gjatë këtij procesi në disa raste në pakot me zarfe të votave nga Diaspora janë vërejtur edhe zarfe që s`kanë të bëjnë fare me votat nga Diaspora.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme