Misteri se kush e kultivoi drogën në Zall Herr, bidonët plastikë të gjetur…! Dokumenti që ‘tradhtoi’ 3 ushtarakët e arrestuar

Droga e gjetur brenda repartit ushtarak të Zall Herrit ka shkaktuar një furtunë brenda radhëve të ushtrisë, ku shtabi i përgjithshëm ka marrë masa për 14 ushtarakë të disa sektorëve të ndryshëm.

Ministria e Mbrojtjes urdhëroi pezullimin nga detyra të të gjithë personave përgjegjës në repartin ushtarak të Zall Herrit, brenda në territorin e të cilit u gjetën 125 bimë kanabisi.

“Menjëherë janë pezulluar nga detyra të gjithë personat përgjegjës. Dënojmë me forcë çdo aktivitet të kundërligjshëm. Inkurajojmë organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën në çdo rast!”, thuhet në një reagim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndëshkimit nuk i kanë shpëtuar drejtuesit, pasi 5 prej tyre janë shefa ushtarakë. Pas mbledhjes së Shtabit të Përgjithshëm u vendos shkarkimi i 4 ushtarakëve të këtij reparti, konkretisht specialisti për sigurinë, ai i infrastrukturës, zv.komandanti i togës si dhe magazinieri.

Ndërkohë u propozua për lirimin nga detyra edhe i 10 punonjësve të tjerë, 6 nga Forcat Ushtarake dhe 4 të Policisë ushtarake. Në mesin e tyre janë komandantë të repartit dhe të policisë, shefi i shtabit të repartit, agjentë të krimeve, specialistë dhe inspektorë. Më herët Gjykata e Tiranës la në burg të akuzuar për shpërdorim detyre pas zbulimit të 125 rrënjëve kanabis në repart, shefin e sigurisë së repartit, Gramoz Mullai, dhe dy specialistët Rustem Koçi dhe Gentian Zhuda.

Po ashtu, është marrë masë disiplinore “Zgjidhje e kontratës së punës” për një Inspektor/Ekspert i Ekzaminimeve Kompjuterike të PU si dhe masa disiplinore “Paralajmërim për zgjidhje kontrate” për Shefin e Sektorit të Policisë Kriminale në Policinë Ushtarake. Deri tani nga hetimet, ende nuk janë konstatuar kush janë kultivuesit, banorët e zonës apo kanë bashkëpunëtorë, ndërsa kjo pritet të konfirmohet nga policia kriminale. Në rrëfimet e tyre, tre ushtarakët e ndaluar insistojnë se e kishin të pamundur të kontrollonin zonën e pyllëzuar që është e shtrirë mes dy fshatrave të Kamzës dhe Zall Herrit.

Ajo që është kundër tre ushtarakëve të arrestuar është edhe firmosja e një dokumenti në periudhën qershor-korrik, ku ata konfirmojnë si inspektorë se nuk kishte bimë të kultivuara në brendësi të repartit. Ky është rasti i pari që në një bazë ushtarake gjendet drogë e kultivuar, duke u shndërruar në një skandal politik.

Teksa 3 ushtarakët, përgjegjës për të ruajtur repartin ushtarak të Zall-Herrit janë në burg për parcelën e kanabisit që u zbulua brenda tij, mister ngelet se kush janë kultivuesit.

Në rrëfimet e tyre, tre ushtarakët e arrestuar insistojnë se e kishin të pamundur të kontrollonin zonën e pyllëzuar që është e shtrirë mes dy fshatrave të Kamzës dhe Zall Herrit.

Mësohet se tre ushtarakët e arrestuar, Gramoz Mullai, Rustem Koci dhe Gentian Zhurda, kanë firmosur një dokument në periudhën qershor-korrik, ku ata konfirmojnë si inspektorë se nuk kishte bimë të kultivuara në brendësi të repartit.

Burime nga grupi hetimor shprehet se në vendin ku ishte kultivuar kanabisi janë gjetur si prova një bidon plastik dhe prova të tjera që janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme, ku mund të gjenden shenja e gishtërinjve, provë e rëndësishme për të zbuluar autorët e kultivimit të kanabisit. Ky është rasti i pari që në një bazë ushtarake gjendet drogë e kultivuar, duke u shndërruar në një skandal.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme