Miti dhe hija e tij

Xhevdet Pozhari

Kërkesa e kundërshtarëve të Albinit në thelb është absurde, e paqëndrueshme dhe qëllim keqe. Ajo është e tillë sepse thënë thjeshtë ka këtë kërkesë: Albin Kurti mos të kandidojë për kryetar që ta shmangin rrezikun nga “miti i babës”. Apo, kundërshtarët sa nuk i thonë Albin Kurtit që të zhduket ndokund derisa ata ta marrin partinë në dorë dhe për një periudhë mos të duket gjëkundi derisa të harrohet si emër që Vetëvendosje mos të varet nga kulti i individit.

Në ndërkohë të njëjtit harrojnë se as diktatorët, e as kulti ndaj individidit nuk varet nga i mitizuari (Albin Kurti), por nga ata që e mitizojnë.

Kështu që, ata të cilët më të vërtetë duan ta mbrojnë Vetëvendosjen nga kulti i individit nuk duhet të kërkojnë nga Albin Kurti që të bëjë vetëvrasje vetëm që ata të jetojnë rehat dhe të shpëtojnë nga hija e tij, por duhet të ndërtojnë organe partiake që nuk do të lejonin për çdo gjë të vendos vetëm Njëshi i partisë.

Andaj, kjo kërkesë e anti-albinistëve është absurde dhe shërben vetëm si mbulesë për njerëzit që duke mos patur mundësi të dalin nga hija e Albinit duan ta sharrojnë pemën, duke harruar se ata kanë pushuar, janë rritur dhe janë bërë këta që janë sot nën hijen e asaj peme dhe të njëjtit kanë qenë mitizuesit më të mëdhenj të Albin Kurtit duke e përdorur atë mit për rritjen vetjake.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme