Teksa kanë mbetur më pak se 24 orë deri në përfundimin e afatit për dërgimin e listave të kandidatëve për kryetarë komunash, emrat për disa komuna mbeten enigmë. Por, KTV-ja merr vesh se në Mitrovicë Vetëvendosje përfundimisht ka vendosur të kandidojë me aktorin dhe showmanin, Fehmi Ferati.
Ndërkohë, garë atij pritet t’i ofrojë aktivistja e shoqërisë civile në këtë komunë, Valdete Idrizi. Siç mëson KTV-ja, Idrizi pritet të garojë në emër të PDK-së.
Në këtë komunë, kryetari aktual, Agim Bahtiri pritet të rikandidojë në emër të AKR-së, kurse kandidat i LDK-së është Safet Kamberi, deri së fundi nënkryetar në këtë komunë.