Mitrovicë: I burgosuri përfshihet në hetimet për kontrabandë me migrantë, i gjendet armë pa leje

Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare ka realizuar një operacion hetimor pas ekzaminimit të pajisjeve elektronike dhe analizimit të materialeve të sekuestruara lidhur me një rast të dyshuar për kontrabandë me migrantë.

Sipas njoftimit policor, më 9 korrik në bazë të urdhëresës së Gjykatës, janë kryer kontrolle në shtëpi dhe ambiente përcjellëse në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Mitrovicës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të burgosuri kosovar, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë së bashku me tetë fishekë. I burgosuri është sjellë nga zyrtarët korrektues për të qenë i pranishëm gjatë bastisjes dhe më pas është intervistuar nga hetuesit. Pas përfundimit të intervistimit, ai është kthyer në Qendrën Korrektuese.

Në kuadër të hetimeve për rastin “Kontrabandë me migrantë”, policia ka ndaluar edhe një person tjetër të dyshuar. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme