Mitsotakis: Çdo devijim prej Marrëveshjes së Prespës, do të ketë pasoja në rrugën e RMV-së drejt BE-së

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dha porosinë se Greqia nuk do t’i ratifikojë tre memorandumet për bashkëpunim, gjithnjë derisa nuk ekziston harmonizim i plotë me dispozitat e Marrëveshjes së Prespës, ndërkaq theksoi se devijimi nga Marrëveshja do të sjellë pasoja edhe në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut edhe në marrëdhëniet bilaterale.

“Lidhur me atë se çfarë do të bëjmë, me deklaratë të qartë e paralajmërova edhe Qeverinë e re në Shkup se çfarëdo lloj devijimi nga Marrëveshja, sigurisht se do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet tona me Maqedoninë e Veriut, por edhe në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Evropës”, theksoi Mitsotakis në intervistën për televizionin “Skaj”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme