Mjekësia precize në kancerin e gjirit: Ndikimi, zgjidhjet, trajtimet që lehtësojnë procesin

Çfarë është mjekësia precize ?


Eshtë paqëndrueshmëria në gjenet, mjedisin dhe mënyrën e jetesës së çdo personi. Njihet edhe si “ilaç i personalizuar”.

Çfarë është patologjia e kancerit të gjirit ?është kanceri më i zakonshëm i grave, ai është nga shkaqet më kryesore të vdekjes për gratë në mbarë botën. Është sëmundje e ndryshme dhe multifaksionale. Kanceri i gjirit formohet në qelizat jonormale të gjirit rritet dhe pushtojnë qelizat e shëndetshme në trup duke krijuar edhe tumor. Ka lloje të ndryshme të kancerit të gjirit. Mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të rritet në pjesë të tjera të trupit duke krijuar tumore të reja, kjo quhet metastazë. F1a. Breast cancer tumors develop when breast cells mutate and grow.

Si zhvillohet kanceri i gjirit dhe çfarë e shkakton?

më shpesh tek të rriturit mbi 50 vjeç, por shfaqet në çdo moshë. Shumë herë rritja e qelizave shkon keq. Kur ndodh një situatë si kjo, një grumbull i qelizave formon një masë indi të quajtur tumor. Ekspertët nuk e dinë saktësisht se çfarë e shkakton fillimin e këtij procesi. Ka disa faktorë rreziku që mund të rrisin shanset e zhvillimit të kancerit të gjirit.

1.      Mosha. mbi 50 vjeç e lart mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit, mund të shfaqet në çdo moshë kur gjiri fillon të formohet.

2.      Seksi. Gratë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer të gjirit sesa burrat.

3.      Histori familjare ose gjenetike. Nëse në familje një prind ose vëllezër e motra ose të afërm të tjerë janë diagnostikuar me kancer gjiri, ka një shans të madh që ai të zhvillohet tek ju në një moment të jetës suaj. Rreth 5 % deri në 10 % janë për shkak të gjeneve të vetme anormale që kalojnë nga prindërit te fëmijët dhe mund të zbulohen nga testimi gjenetik.

4.      Pirja e duhanit shkakton shumë lloje të ndryshme kanceri dhe një prej tyre është kanceri i gjirit.

5.      Përdorimi i alkoolit. Studiuesit tregojnë se pirja e alkoolit mund të rrisë rrezikun të kancerit të gjirit.

  1. Ekspozimi ndaj rrezatimit. Nëse dikush ka kryer terapi me rrezatim, veçanërisht në pjesë të trupit si koka, qafa ose gjoksi, ka më shumë gjasa të zhvillojë kancer gjiri.
  2. Terapia hormonale është një tjetër faktor i cili ka një rrezik të lartë. njerëzit me kancer gjiri nëse përdorin terapi hormonale (HRT).

Sa i shpeshtë është kanceri i gjirit?

Edhe pse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanceri i gjirit është shkaku i dytë kryesor i kancerit tek gratë, pas kancerit të mushkërive. Ky rrezik fillon nga mosha 34 deri në 54 vjeç.

Çfarë llojesh kanceri i gjirit ka dhe çfarë trajtimesh përdoren për secilin prej tyre?

Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të kancerit të gjirit, por ka trajtime të kufizuara për secilën prej tyre. Ka 2 deri në 3 protokolle trajtimi që nuk janë specifike për llojet e ndryshme të kancerit të gjirit. Disa lloje të kancerit të gjirit përfshijnë:

  • Kanceri i gjirit invaziv (infiltrues) ductal. Ky kancer fillon në kanalet e qumështit të gjirit dhe kalon përtej murit të kanalit duke u përhapur në indin përreth të gjirit. Duke përbërë rreth 80% të rasteve, ky është lloji më i zakonshëm i kancerit të gjirit.

Kanceri i gjirit ductal në situ. I njohur gjithashtu si Kanceri i gjirit i Stadit 0, kanceri ductal në situ konsiderohet nga disa si prekanceror, sepse qelizat nuk janë përhapur përtej kanaleve të qumështit. Ky gjendje është shumë e trajtueshme. Megjithatë, kujdesi i shpejtë është i nevojshëm për të parandaluar që kanceri të bëhet invaziv dhe të përhapet në indet e tjera.

  • Kanceri i gjirit invaziv (infiltrues) lobular. Ky kancer formohet në lobulet e gjirit (ku ndodhet prodhimi i qumështit) dhe është përhapur në indin përreth të gjirit. Ai përbën 10% deri në 15% të kancerëve të gjirit.
  • Kanceri lobular në situ është një gjendje prekancerore në të cilën ka qeliza anormale në lobulet e gjirit. Nuk është një kancer i vërtetë, por ky shenjues mund të tregojë potencialin për kancer të gjirit më vonë. Prandaj, është e rëndësishme që gratë me kancer lobular në situ të bëjnë ekzaminime klinike të rregullta të gjirit dhe mamografi.
  • Kanceri i gjirit triple negative (TNBC). Duke përbërë rreth 15% të rasteve, kanceri triple negative i gjirit është një nga kancerët më sfidues për t’u trajtuar. Quhet triple negative sepse nuk ka tre nga shenjuesit e lidhur me lloje të tjera të kancerit të gjirit. Kjo e bën parashikimin dhe trajtimin të vështirë.
  • Kanceri inflamator i gjirit. Ky lloj kanceri është i rrallë dhe agresiv, dhe ngjan me një infeksion. Njerëzit me kancer inflamator të gjirit zakonisht vërejnë skuqje, ënjtje, dhe shtresa të lëkurës së gjirit që janë të mpiksura dhe të thella. Ai shkaktohet nga qelizat kanceroze që bllokojnë enët limfatike të lëkurës.
  • Sëmundja e Paget-it të gjirit. Ky kancer prekin lëkurën e thithkës dhe areolës (lëkura përreth thithkës).

Çfarë lloj trajtimi duhet të përdoret për secilin lloj kanceri të gjirit?

Në shumicën e rasteve, kanceri trajtohet me kirurgji ose kimioterapi, megjithatë jo të gjitha llojet trajtohen njësoj.

  • Kanceri i gjirit invaziv (infiltrues) ductal trajtohet më së miri me kirurgji, kemoterapi, imunoterapi, rrezatim ose terapi hormonale.
  • Kanceri i gjirit ductal në situ. Ky lloj kanceri trajtohet më mirë me kirurgji për ruajtjen e gjirit ose mastektomi. Megjithatë, pas kirurgjisë pacientit i jepet rrezatim ose tamoksifeni, që është pa receptorë hormonalë.
  • Kanceri lobular i gjirit trajtohet gjithashtu me kirurgji, por gjithashtu me trajtime sistemike që përfshijnë kemoterapi, terapi të targetuar dhe terapi antihormonale.
  • Kanceri lobular në situ trajtohet me lloje të ndryshme kirurgjish, përfshirë lumpektominë dhe mastektominë profilaktike bilaterale. Në lumpektomi, kirurgu heq qelizat anormale dhe një sasi të vogël të indeve të shëndetshme të gjirit. Ndërsa, në mastektominë profilaktike bilaterale, kirurgu heq të dy gjinitë.
  • Kanceri triple negative i gjirit trajtohet me kirurgji, imunoterapi dhe terapi të targetuar ose rrezatim.
  • Kanceri inflamator i gjirit trajtohet njësoj si kanceri i gjirit invaziv (infiltrues) ductal.
  • Sëmundja e Paget-it të gjirit trajtohet me kirurgji të kancerit të gjirit, që do të thotë se pacienti mund të bëjë një mastektomi dhe më vonë një kirurgji për rikonstruksion të gjirit, ose ata mund të bëjnë terapi adjuvante, e cila është trajtime të tjera që parandalojnë rikthimin e kancerit.

Përfundim – Mesazh.

Në rast se diagnostikoheni me kancer të gjirit, është e rëndësishme të konsultoheni menjëherë me një mjek. Pas kirurgjisë ose trajtimeve, është e rëndësishme të mbani kontakte me mjekun për të bërë kontrolle të rregullta. Kontrollet mujore ose vjetore parandalojnë kancerin në stade të hershme, duke e menaxhuar më mirë.

Nga Zoi Semini

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme