Emisioni “Stop” ka siguruar ekskluzivisht audio-regjistrimin e dhunës barbare që mjekë të spitalit të Fierit kanë ushtruar ndaj qytetarit Ardit Klima. Ky i fundit është arrestuar disa ditë më parë për dhunë ndaj bluzave të bardha. Por siç duket, mjekët kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Në material dëgjohet sesi mjeku neurolog Enver Halili bashkë me disa kolegë të tij mjeku i Hemodinamikës, Ndriçim Kallashi dhe një tjetër i quajtur Luli, e kanë rrahur dhe fyer në mënyrë çnjerëzore Arditin.
Djali: Hajde shikoje pak plakun tim, tani! Rri unë këtu, vetëm të të shoh unë, që ti po vete!
Djali: Tani të shkosh!
Enver Halili, neurolog: Jashtë thashë!
(Nis përplasja)
Djali: Ooooo!
Mjeku: Bjeri qenit!
O k*** e m***
Kë godet ti?
Djali: Nuk e godita.
Mjeku: Do na japësh urdhra? Kë godet mor pis?!
Djali: Nuk e godita.
O qelbësirë! Mjekun godet, mor qelbësirë? B**** m***
Djali: Boll, or boll!
Mjeku: Goditet mjeku me karrige?
Djali: E mora për mbrojtje. Nuk e godita!
Mor pis!
Djali: Pse gënjeni? Kush po më mban, se nuk po shikoj? Nuk shikoj më, jam qërruar.
Mjeku: Ta q**** Ule kokën!
Djali: Dakord…! Nuk shikoj më.
Mjeku: Ule kokën!
Djali: E ula!
Dhuna vazhdon ndaj të riut.
Djali: O Luli të pashë, je çun lagje. Më fal, e ula! Jo në fytyrë! Jo nga koka!
Mjeku: Hiqe dorën!
Djali: Jo nga koka!
Mjeku: Mos luaj!
Djali: Nuk luaj, por jo nga koka…!
Mjeku: Kështu e doje ti? K***
Mjeku: Lidhe, q*****
Djali: Mos më qëllo më!
Mjeku: Legen!
Mjeku: Na çau k*** bëj këtë e bëj atë!
Djali: Mos më godisni më! Oooo barku!
Mjeku: Ku e ke atë celularin? Të q*** ku e ke celularin? Nxirre! Ku e ka?
Djali: Enver, të kam respektuar si shok. Oh, ma q* stomakun.
Mjeku: Do të të q* miun e shtëpisë, do të të q** në b*** po lëre stomakun ti!
Mjeku: Hë, k** , do vazhdosh më?
Djali: Jo, jo, rri, boll, të lutem!
Djali: Çfarë të vazhdoj më unë? Nuk shoh më nga sytë! Po të them të lutem! Jo nga koka!
Mjeku: Kokë e madhe ti b***. Thuaj: “Jam k*rvë”
Djali: Nuk jam k*rvë!
Mjeku: Bjeri, q* motrën bjeri!
Djali: Më bën m** katër me një.
Mjekët mohojnë ta kenë prekur me dorë, por fotot e Arditit dhe audio regjistrimi tregojnë të kundërtën. Drejtoria e Policisë Fier në një deklaratë për mediat bëri me dije një ditë pas ngjarjes, se u vu në pranga 32-vjecari, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj mjekut neurolog Enver Halili, gjatë ushtrimit të detyrës.
Tashmë çështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila po heton 32-vjeçarin për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës”./tvklan.al/