Mjekët: Këto janë kategoritë që duhet të vaksinohen

Vendi është në pikun e epidemisë gripale, por bluzat e bardha rekomandojnë kryerjen e vaksinës antigrip edhe në këtë kohë. Por cilët janë katergoritë më të rrezikuar për tu prekur nga Virusi Ah3N2?

Bani: Personat e moshuar mbi moshën 60 vjeç, personat që vuajnë nga sëmundje kronike, gratë shtatzëna, etj. Është ky prioritetizim që ka bërë Ministria e Shëndetësisë për këtë grup popullate e cila është në rrisk për të parandaluar edhe këto komplikacione është marrë kjo masë.

Drejtori i qendrës shëndetësore në Kombinat Romeo Bani tha se kryerja e vaksinave kryhet sipas udhëzimit dhe protokollit mjekësor të ministrisë së shëndetësisë.

Bani: Vaksinimi ndaj gripit është një masë profilaktike për të parandaluar komplikacionet së bashku me masat e tjera siç janë reduktimi i socializimit në ambiente të mbyllura.

Bluzat e bardha bëjnë thirrje popullatës të mos ngelizhojnë simptomat por të kërkojnë ndihmën e mjekëve./oranews

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme