Mjekët me renome ndërkombëtare vijnë në Kosovë

 

Vëllezërit Bujar e Fisnik Muqolli, të cilët kanë bërë karrierë të suksesshme në vendet evropiane në fushën e mjekësisë, këtë muaj do të vizitojnë Kosovën. Mjekët do të jenë në dispozicion të pacientëve kosovarë në një klinikë private në Prishtinë

Bujar dhe Fisnik Muqolli shkollën fillore dhe të mesme e përfunduan në Pejë. Më pas studimet i vazhduan në Universitetin e Mjekësisë në Vjenë. Me përfundimin e studimeve në Vjenë ata u punësuan në Gjermani, ku edhe e përfunduan specializimin dega Ortopedi dhe Traumatologji.

Dr.med.univ. Bujar Muqolli në klinikën e Nurnbergut pas specializimit u fokusua si operator kryesor në departamentin e gjurit duke i përfshirë protezat, artroskopin si dhe korrigjimet e deformiteteve të ekstremiteteve të poshtme.

Dr.med.univ. Fisnik Muqolli pas specializimit në pozitë të kryemjekut në klinikën Altmühlfranken në Bavari u fokusua në kirurgji artroskopike duke i përfshirë të gjitha nyjat (si krahut, gjurit dhe kyçit të këmbës) dhe në traumatologji speciale.

Pas punës 10-vjeçare në Gjermani ata morën rrugën e kthimit në Vjene ku edhe momentalisht punojnë në klinikën SMZ Ost Donauspital, Bujari si Udhëheqës i Ambulancës Specialistike për lëndime sportive dhe Fisniku në pozitë të kryemjekut.

Ata së fundi vendosën të vijnë në Kosovë ku pjesë e ekipes do jetë edhe Shefi i klinikës Prim. Prof. Dr Mousavi (President i Shoqatës së Traumatologëve  të Austrisë  në 2015 dhe 2016).

Ata në Kosovë do jenë nga data 7-11 Prill në Austrian Hospital duke vijuar me vizita të rregullta!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme