Mjekja socialiste shkarkon infermierin pse nuk voton PS-në

Përplasjet politike mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk kanë kursyer as punonjësit më të thjeshtë të administratës. Partia Socialiste ka nisur ‘fshesën’ për ata punonjës të administratës që kanë bindje të ndryshme politike nga ajo socialiste.
Në fshatin Buzaisht njësia administrative Velçan, Pogradec, mjekja Sava Mokreri ka shkarkuar infermierin e këtij fshati Dorjan Capo. Arsyeja e shkarkimit, në shkresën e shkëputjes së marrëdhënies së punës, është për shkelje disiplinore dhe etike.

Por në fakt Express mëson se arsyeja e vërtetë është aktivizimi i infermierit Capo me një parti politike jashtë orarit të punës.

Burime thanë se kjo lëvizje është bërë pas kërcënimit të vazhdueshëm që mjekja Mokreri ka ushtruar tek infermieri që të votojë Partinë Socialiste dhe jo LSI-në. Të njëjta burime konfirmuan se mjekja Sava Mokreri, drejtoreshë e qendrës shëndetësore Velçan, është aktiviste dhe e angazhuar me strukturat e Partisë Socialiste në këtë zonë.

Por ndërsa është duke kërkuar shkarkimin e infermierit, vetë mjekja fsheh pas vetes një skandal.

Nga verifikimet e kryera rezulton se Mjekja Sava Mokreri është 68 vjeç dhe ajo duhet të kishte dalë në pension prej disa vitesh, por lidhjet e ngushta me strukturat qeverisëse e kanë favorizuar që të qëndrojë në ato pozita…E mesa duket kjo është bërë në mënyrë që ajo të përdoret për shantazhe të tilla.

Më poshtë është kopja e shkarkimit të infermierit Dorjan Capo, me gabime të shumta drejtshkrimore, e firmosur nga mjekja Mokreri.

Mjekja Mokreri pretendon se ka zhvilluar një mbledhje për masën e shkarkimit por burime thanë se data e cituar nuk përkon me mbledhjet e zakonshme që mbahen më datën 25 të çdo muaji.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme