Drejtori i spitalit “Kamal Adwan” në qytetin Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës, mjeku Hussam Abu Saffiya u pa për herë të parë në një burg izraelit me duar dhe këmbë të lidhura me pranga, transmeton Anadolu.
Pamjet u shfaqën gjatë një interviste që gazetari i kanalit izraelit “Channel 13”, Yossi Eli bëri mbrëmë me Abu Saffiyan.
I arrestuar nga ushtria izraelite dhe i parë për herë të parë në burgun “Ofer” në Bregun Perëndimor të pushtuar, Abu Saffiya u pa me fytyrë të zbehtë dhe me duar e këmbë të lidhura.