Koronavirusi na ka mbajtur pezull për muaj të tërë. Por një mjek i njohur gjerman thotë se kur krahason shifrat, e kupton që nuk ka rritje të vdekshmërisë.
Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Frankfurt, profesor Rene Gottschalk bën një krahasim me të dhënat e shtetit të Hesenit për gripin dhe valën e të nxehtit.
“Të dhënat për vdekshmërinë gjatë gjysmës së parë të këtij viti nuk tregojnë ndonjë anormalitet në shifra- në krahasim me numrin e lartë të vdekjeve gjatë valës së gripit në vitin 2017 dhe valës së të nxehtit në vitin 2018,” tha ai.
Kurse pandemia e gripit në vitin 2017 shkaktoi rreth 25 mijë vdekje. Ndërsa nga koronavirusi në Gjermani janë regjistruar të paktën 9500 viktima deri tani.
Për ekspertët gjermanë, edhe hapja e shkollave nuk përbën rrezik në shtimin e infeksioneve.
© SYRI.net