“ML-Gari” Mohon veprimet e paligjshme

Kompania “ML-Gari”, pronare e fabrikës së ujit Maya, mohon veprimet e paligjshme. Në një reagim pas raportimit të Alsat, vlerëson se po dëmtohet imazhi i kompanisë dhe markës Maya dhe shkaktohen dëme të mëdha materiale dhe jomateriale.

“ML -GARI” mohon se pas këtij investimi qëndron një parti politike, politikanë konkret apo shtetas të huaj, kapitali dhe pasuritë e të cilëve janë objekt i hetimeve ndërkombëtare. Thekson se investimi në Maya është tërësisht privat, pjesa më e madhe është siguruar me kredi nga jashtë e cila në momentin e dhënë kishte ofertën më të pranueshme.

Sipas “Ml Garit” të gjitha mjetet nga kredia janë paguar përmes bankave komerciale nga Bashkimi Evropian, me procedura standarde të verifikimit dhe kontrollit gjatë transferit të parave. “As institucionet financiare të BE-së dhe as institucionet bankare vendase kurrë nuk alarmuan për transaksione të dyshimta apo të paligjshme”, thekson kompania. Kompania këmbëngul se deri më sot, drejtuesit e fabrikës Maya nuk kanë marrë informacion se është objekt i ndonjë lloj hetimi nga Policia Financiare apo Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsioni.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme