“Mobilizimi” i LDK-së

Zërat që në qershor të këtij viti do të ketë zgjedhje të parakohshme janë shtuar, megjithëse ende ka kundërthënie mes dy subjekteve politike në koalicion që Kosova t’i nënshtrohet procesit zgjedhor në këtë kohë.

Zërat për zgjedhje kanë ardhur pas bllokimit të proceseve në vend dhe pamundësisë që vendimet e Qeverisë të miratohen në Kuvend, siç është rasti me Demarkacionin me Malin e Zi.

Është përfolur shumë rreth mundësisë që këtë javë Demarkacioni të jetë në rend dite në Kuvendin e Kosovës.

Derisa kjo javë pritet të jetë vendimtare për procedimin e Demarkacionit në Kuvend, një takim i njerëzve nga LDK-ja nxit më shumë kureshtje.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook gjatë një takimi me shefin e Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.

Aty shihen edhe zëdhënësi Faton Avdullahu, deputeti Salih Morina, këshilltari i Isa Mustafës për çështje ekonomike, Sokol Havolli.

Gecaj në fotografi ka vendosur mbishkrimin  “Vazhdojmë..”.

I pyetur nga Telegrafi për qëllimin e këtij takimi, Gecaj dha këtë përgjigje: “…qëllimin po ia lëmë kureshtjes suaj…”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme