Mobilizohen Bestaret në Tetovë: Derë më derë në përkrahje të Bilall Kasamit (FOTO)

Forumi i grave të Lëvizjes BESA në komunën e Tetovës ka zhvilluar një sërë takimesh derë me derë me gratë intelektuale, por edhe me shoqërinë civile në përgjithësi për të theksuar domosdoshmërinë e aktivizmit të gruas në politikbërjen në Maqedoni.
Të zhgënjyera me keqmenaxhimin dhe dështimet e një kryetareje e cila do të duhej të përfaqësonte me dinjitet besataret të udheheura nga deputetja Teuta Bilalli dhe kryetarja e e FG – Tetovë, Hatije Azizi Etemi, kanë diskutuar me banorë për probleme të ndryshme.
Në Lagjen “Dardania” në Tetovë, Forumi i Grave të Lëvizjes BESA – Tetovë diskutuan lidhur me brengën e banorëvë për moskompenzimin e dëmëve nga vërshimet, ndërsa në këtë lagje banorët edhe më tutje përballen me mungesën e ndriçimit dhe rrugët e paasfaltuara. Banorët e lagjes “Dardania” përballën edhe me problemin e kanalizimit i cili e vështirëson jetën në këtë lagje, ndërsa kanë theksuar edhe nevojën e domosdoshme për hapjen e një shkolle të re.
Tutje, gratë besatare vizituan edhe fshatin Poroj ku u konstatua gjendja e mospasjes së prespektivës së të rinjve të kësaj ane. Vetë banorët e Porojit, të harruar nga pushteti lokal, janë mobilizuar për të krijuar kushte elementare për jetesë, duke shtruar rrugët lokale me vetfinancim, si dhe kanë investuar në ndriçimin publik të fshatit.
Megjithatë, Forumi i Grave i Lëvizjes BESA – Tetovë, është njoftuar nga banorët e kësaj ane edhe lidhur me rrezikun që paraqet mosrregullimi i shtratit të lumit, si dhe probleme të tjera që vijnë si rezultat i neglizhencës së autoriteteve komunale.
“Hapja e lokaliteteve artizanale ka qenë një prej pikave të tjera të diskutimit që do të ofronte mundësinë e zhvillimit te bizneseve të vogla që do të bazoheshin në punimet e dorës, traditë kjo e trashëguar brez pas brezi në fshatin Poroj”, ka deklaruar Hatije Azizi Etemi nga Lëvizja BESA.



më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme