Modeli A8 do të ketë strukturë të punuar nga metali me fibra të veçantë (Foto)

Audi do të punojë strukturën e modelit A8, nga metali me fibra karboni që do të jetë shumë i veçantë dhe me peshë të lehtë.

Duke i shtuar aerodinamikën, fuqitë nën kapak, si edhe lehtësinë që ia jep platforma me peshë të vogël, bën që kjo makinë të jetë e shpejtë dhe efikase.

Nuk bëhen të ditura detajet, por Audi ka publikuar një fotografi, ku shihet struktura nga alumini që do të jetë brenda modelit A8.

Të gjitha këto përpjekje, Audi është duke i ndërmarrë që të jetë para rivalit BMW 7 Series, me të cilin pritet të lansohen së bashku.