Audi e-tron SUV i ri do të shpaloset më 30 gusht 2018 në Bruksel, sipas shefit të kompanisë, Rupert Stadler.
Modeli i parë tërësisht elektrik do t’i paraprijë planit për arritjen e 800 mijë veturave të elektrifikuara në vit deri më 2025.
“Në Samitin Global të Audit në Bruksel, më 30 gusht, do të prezantojmë premtimin tonë. Do të jetë premiera e Audi e-tron – modelit të parë tërësisht elektrik nga ne”, ka thënë Stadler.
Stadler shtoi se deri më 2025 çdo e treta veturë Audi do të jetë elektrike.
E-tron do të mund të ecën deri 250 milje me vetëm një mbushje të plotë. Të dhëna të tjera për modelin nuk dihen akoma.