Mogerini: 2018-ta është vit kyç për Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, Federika Mogerini, theksoi mbrëmë se viti 2018 do të jetë vit kyç për Ballkanin Perendimor me qëllim që integrimi evropian dhe reformat të bëhen të pakthyeshme.

“Ky nuk ishte vit edhe aq i lehtë. Kam vizituar gjashtë kryeqytete në rajon në disa nga momentet më të vështira – në disa raste, në momente të krizës së thellë politike”, ka shkruar përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së.

Ajo theksoi se, sot falë vendimeve të rëndësishme dhe punës së madhe shumica e krizave janë zgjidhur.

“Rruga drejt reformave sërish filloi (edhe pse ende ka shumë punë), ndërsa kompasi i integrimeve evropiane e tregon atë rrugë”, ka shkruar Mogerini.

Ajo shtoi se “viti 2018 do të jetë vit kyç, që këtë herë të përforcohet dhe të bëhet i pakthyeshëm”. Ky do të jetë rezultat i rëndësishëm, jo vetëm për rajonin, por edhe për tërë Evropën.

“Ishte ky një vit i rëndë për botën, por si edhe viteve të tjera edhe viti 2017 na solli edhe momente të mira dhe disa punë të mira – punë të cilat i arritëm me përkushtim të madh, energji dhe punë të madhe ekipore”, ka shkruar Mogerini.

Ajo, midis momenteve të cilat e kanë shënuar vitin e kaluar, i theksoi shënimin e 60 vjetorit të BE-së, krijimin e mbrojtjes evropiane, bashkëpunimin me vendet nga Afrika për emigrim, Samitin e Partneriteteve lindore, mbështetjen e BE-së për marrëveshje bërthamore me Iranin, Konferencën për ardhmërinë e Sirisë etj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme