Dyert e BE-së mbeten të hapura për ju dhe çelësat janë në duart tuaja, prandaj mos lejoni t’ju ikë kjo mundësi historike, deklaroi dje në Shkup përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini.
“Çelësat nuk janë në duart e askujt tjetër. Mos lejoni dikush tjetër ta bëjë atë për ju. Mos heshtni para ardhmërisë suaj, nuk mund të lejoni t’ju ikë kjo mundësi sepse ju jeni përgjegjës për të ardhmen tuaj”’, theksoi ajo.