Mogherini dhe Vuçiq flasin për taksën, Trepçën dhe dialogun

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë zhvilluar një bisedë telefonike rreth situatës në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Mohgerini në një postimi në Twitter ka thënë se biseda me presidentin Vuçiq është fokusuar te dialogu dhe normalizimi i raporteve me Kosovën.

“Bisedova me presidentin Vuçiq për rrugën përpara rreth dialogut. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme për normalizimin e gjitha çështjeve të hapura është urgjente dhe thelbësore për Kosovën dhe Serbinë, për përparimin drejt BE-së, stabilitetin dhe paqen në rajon. Tarifat duhet të largohet, bisedimet duhet të vazhdojnë” ka shkruar Mogherini, përcjell lajmi.net.

Federica Mogherini@FedericaMog

Spoke to @predsednikrs @avucic on way forward in #Dialogue. Comprehensive, legally binding normalisation agreement on all open issues is urgent & crucial for #Serbia #Kosovo to advance to #EU & for stability, peace in region. Tariffs need to go, talks need to resume11612:14 PM – Feb 6, 2019Twitter Ads info and privacy114 people are talking about this

Në anën tjetër Vuçiq ka thënë se dialogu mund të vazhdojë vetëm pas tërheqjes së taksës ndaj mallrave serbe nga ana e Kosovës dhe ndaljes së provokimeve siç është miratimi i Statutit të Trepçës, thuhet në një komunikatë nga Presidenca serbe.

Sipas tij masat të tilla të njëanshme nga ana e Prishtinës dëmtojnë stabilitetin e rajonit. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme