Mogherini: Është koha e fundit që ta miratoni demarkacioni me Malin e Zi

Përfaqësuesja e BE-së për politikë të jashtme, Moghrini i ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi. Ajo ka thënë se është koha e fundit që të ratifikohet kjo marrëveshje, në mënyrë që Kosovës t’i hapet rruga për liberalizimin e vizave, raporton Gazeta Blic.

“Është koha e fundit që të ecim përpara. Është koha që të votoni demarkacionin me Malin e Zi. Kjo do e zhbllokojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Ne jemi të gatshëm për këtë. I mbetet Parlamentit të vendos”, ka thënë Mogherini, në konferencën me Kryeministrin Mustafa.

Sipas saj, partitë politike duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët.

“Shpresoj se partitë politike do ta gjejnë kompromisin, në mënyrë që të miratojnë demarkacionin me Malin e Zi”, tha ajo, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka thënë se kusht është edhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Populli i Kosovës nuk e meriton mungesën e konsesnsit politik në këtë hap shumë konkret”, ka thënë Mogherini.

Mogherini ka thënë se ratifikimi i demarkacionit do e zhbllokojë liberalizimin e vizave për kosovarët, duke shtuar se nëse Kuvendi i Kosovës e miraton Marrëveshjen e Demarkacionit, shpejt do të ndodhë liberalizimi i vizave.

“Pres që partitë politike në Kosovë të gjejnë konsensus për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Mogherini.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme