Mogherini në vizitën e parë zyrtare në Rusi

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nis sot vizitën e parë zyrtare në Rusi.

Mogherini do të takojë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të diskutuar çështjen e Ukrainës, Sirisë dhe Libisë, si dhe marrëdhëniet dypalëshe BE-Rusi.

“Marrëdhëniet Rusi-BE po kalojnë nëpër një periudhë të ndërlikuar”, tha përmes një deklarate Ministria e Jashtme ruse.

Mogherini ka marrë detyrën në vitin 2014 me reputacionin e të qenët simpatizuese e Rusisë gjatë kohës sa ka qenë ministre e Jashtme e Italisë.

Por, ajo tani ka një mori dallimesh për të diskutuar me Lavrovin dhe zyrtarë të tjerë rusë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme