Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, pritet të vizitojë nesër pasdite Tiranën.
Vizita e Mogherinit në Tiranë vjen në kuadër të ecurisë së vendit tonë në përmbushjen e kushteve për anëtarësimin e vendit tonë në BE.
Ajo që vihet re është se në axhendën e përfaqësues së BE-së është parashikuar vetëm 1 takim, ai me kryeministrin Edi Rama, ku do të ketë dhe një konferencë për mediat, por pa lejuar pyetje për gazetarët.
Ja agjenda e plotë e Mogherinit:
17:30 – 18:30 Fjalim para studenteve në Universitetin Politeknik të Tiranës.
20:15 – 20:30 Deklaratë për media (pa pyetje) me Kryeminstrin Rama në kryeministri.
Vizita ë Mogherinit në Tiranë, vjen në kuadër të turit të saj në Ballkan, specifikisht në Mal të Zi, Maqedoni, Serbi, Shqipëri dhe në fund në Kosovë, ku do të takohet me kryeministrin Mustafa dhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli. Mogherini pritet të ndalet edhe në Mitrovicë.