“Dyshoj në fuqinë e vërtetë të Rusisë ajo është e gërryer nga kriza ekonomike. Ka ende probleme të brendshme, pavarësisht fitoreve politike dhe ushtarake të arriturat jashtë vendit”, tha Mogherini për gazetën italiane “Corriere della Sera”, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, ajo tha se “një Rusi e dobët dhe kriza e saj nuk janë në interes të Evropës.”
Ajo shprehu shqetësimin e saj për situatën në Ukrainë, duke thënë se janë “shkatërruar parimet e mos ndryshimit të kufijve.”