Mogherini pas takimit me Vuçiq: Ajo që ndodhi dje, nuk mund të përsëritet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, pas takimit të sontëm kanë rënë dakord të gjejnë rrugë të reja për të vazhduar punën dhe zgjidhjen e problemeve në mes Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë paqësore.

Mogerini derisa komentoi arrestimin dhe dëbimin e Marko Gjuriq tha se ajo që ndodhi dje, nuk mund të përsëritet.

“Bashkimi Evropian pret ruajtjen e paqes dhe një qasje të mençur e të përmbajtur” u shpreh Mogherini pas takimit me Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

Dyshja theksuan se është në interes kombëtar dhe shtetëror të Serbisë për të ruajtur stabilitetin, paqen dhe progresin në rrugën drejt BE-së.

Presidenti serb përmes një postimi në Twitter, pohoi se kishte zhvilluar një diskutim substancial dhe kuptimplotë me përfaqësuesen e BE-së, mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe të ardhmen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme