Mogherini për një muaj dy herë në Beograd, këto janë arsyet

Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini ka bërë të ditur se është në prag të vizitës së saj në rajon pasi siç ka thënë ajo është “momenti për ndryshime pozitive për të arritur progres të pakthyeshëm drejtë BE-së”.

Mogherini do të vizitojë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë javën e ardhshme për të paraqitur raportet e reja vjetore të Komisionit Evropian mbi ecurinë e këtyre vendeve në procesin e integrimit evropian, transmeton lajmi.net.

Në prag të vizitës, Mogherini tha se “Ballkani Perëndimor është Evropë dhe do të jetë në të ardhmen pjesë e BE-së, një union i fortë, i qëndrueshëm dhe i unifikuar”.

“Ky është një interes i përbashkët dhe përgjegjësi e përbashkët për vendet e rajonit, për të mirën e të gjithë qytetarëve tanë. Është momenti për ndryshime pozitive si të arrimë progres të pakthyeshëm drejt BE-së”, thuhet në deklaratën e Mogherinit.

Shefja e diplomacisë evropiane së pari do të vizitojë Tiranën më 17 dhe 18 prill, pastaj Shkupin, ku ajo do shoqërohet nga komisioneri i zgjerimit evropian Johannes Hahn.

Më pas turi i Mogerinit në Ballkan, vazhdon në Tivatin dhe përfundon në Beograd më 19 prill.

Pritet që, përveç raportit vjetor për ecurinë e integrimit evropian, shefja e diplomacisë evropiane me bashkëbiseduesit në Beograd do të diskutojnë edhe për vizitën e ardhshme të Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, në lidhje me samitin e majit të BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, shkruan b92. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme