Mogherini: Qetësojeni situatën dhe vazhdojeni dialogun

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka kontaktuar presidentin Hashim Thaçi për të diskutuar rreth ngjarjeve të fundit të krijuara nga treni serb i nisur për në veri të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Por, një bisedë të tillë Mogherini nuk e ka zhvilluar edhe me kryeministrin Mustafa. Në Serbi, Mogherini kishte kontaktuar me kryeministrin Aleksandër Vuçiq, jo edhe me presidentin Tomislav Nikoliq, i cili dërgoi mesazhe lufte në Kosovë.

Nga Zyra e shefes për politikë të jashtme nuk kanë treguar pse zgjodhën Thaçin të bisedojnë për situatën e jo Mustafën. Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Mogherinit, ka thënë se presidenti i Kosovës është përgëzuar për “lidershipin” e treguar.

“Si pjesë e kontakteve të vazhdueshme me Kosovën dhe Serbinë për zhvillimet e fundit, përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini, mbrëmë ka kontaktuar me presidentin Thaçi”, ka thënë Kocijançiq për “Kohën Ditore”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme