Mogherini sot nis turneun e vizitave në Ballkan, përfshirë Kosovën e Shqipërinë

Shefja e Diplomacisë në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini këtë të mërkurë nis turneun e vizitave disa ditore në Ballkanin Perëndimor.

Këta vizita raportohet të kenë karakter të dyfishtë – fillimisht të ardhmen e përbashkët të BE-se dhe Ballkanit Perëndimor dhe më pas marrëdhëniet bilaterale të vendeve të BE-së dhe vendeve të këtij rajoni.

Gjatë qëndrimit të saj në Ballkan nga 1 deri më 4 mars, Mogherini do të që qëndrojë në Tiranë, Sarajevë, Prishtinë, Beograd, Podgoricë dhe në Shkup, transmeton Klan Kosova.

Ajo do të zhvillojë takime me përfaqësuesit institucional të të gjitha vendeve, përfshirë qeveritarët, ata nga Kuvendi dhe përfaqësuesit e partive politike.

Pas vizitës, Mogherini menjëherë do të raportojë para shefave të diplomacive të të 28 vendeve anëtare në Këshillin e Ministrave gjatë takimit që do të mbahet në Bruksel më 6 mars.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme