Moghreni nesër ‘rreshton’ kryeministrat e Ballkanit në Bruksel

Ashtu si e kishte parashikuar shefja e  diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do të zhvillojë të hënën pasdite në Bruksel të tretin takimm midis 6 kryeministrave të vendeve të Ballanit Perëndimor.

Siç bëhet e ditur nga Brukseli praninë e kanë konfirmuar kryeministri shqiptar Edi Rama, ai kosovar Ramush Haradina, kryeministri maqedonas Zoran Zaev, kryeministrja serbe Ana Brnabiç, ai i Malit të Zi Dushko Markoviç, dhe i Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç.

Takimi do të nisë me një darkë informale dhe më pas shefja e politikës së jashtme do të zhvillojë takime të ndara me 6 kryeministrat.  Në takimin e tretë mes përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, pritet të diskutohen ngjarjet e tanishme në rajon dhe perspektivat për vitin 2018, kur edhe partnerëve evropianë në rajon do t’u ofrohet mundësi unike për të përparuar në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, ka njoftuar dikasteri për punë të jashtme i BE-së. Në njoftim bëhet me dije përkushtimi i BE.

“Bashkimi Evropian është i përkushtuar të forcojë përfshirjen e BE në rajon dhe të sigurojë që anëtarësimi i  Ballkani Perëndimor në  Bashkimin Evropian është i pakthyeshëm.”

Takimi i fundit me të njëjtën përbërje është mbajtur në bruksel në 24 maj të këtij viti u vu theksi te bahsëkpunimi midis 6 vendeve dpor edhe Bashkimit Europian.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme