Mollë për kalimtarët, Patrioti nga Llapi flet për gjestin që u pëlqye nga të gjithë

Gjithë llapjanët që janë meraklinjë të pemëve, tash e tutje do të mund të shërbehen falas me to. E gjithë kjo falë iniciativës së profesorit nga Shajkovci i Podujevës, Patriot Rudarit. Ideja e qytetarëve norvegjezë që frutat tepricë t’ua dhurojnë atyre që kanë nevojë po del t’i ketë bërë shumë përshtypje Rudarit. Ai me mëngjes i ka vendosur pemët tepricë në rrethojat e oborrit të tij për tu shërbyer banorët e fshatit, dhe jo vetëm. Thotë se kjo u mirëprit nga bashkëfshatarët, gjersa mendon që të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në vitet e ardhshme.

Rrethojat e oborrit të Patriot Rudarit nga Shajkovci i Podujevës, mëngjesin e së mërkurës morën pamje ndryshe prej ditëve të tjera. Ai vendosi mollët tepricë rreth e rreth tyre që të shërbehen nevojtarët.

Profesori nga Podujeva ka rrëfyer për Gazetën Express se si i erdhi ideja për këtë iniciativë.

Rudari thotë se ai u inspirua nga ideja e qytetarëve norvegjezë që frutat tepricë t’i vënë në dispozicion për të gjitha ata që nuk i kanë. Menjherë pas kësaj, ai vendosi që të vepronte njejtë.

Që prej mëngjesit ai morri disa qese me molla dhe i vari jashtë oborrit, në mënyrë që kalimtarët të shërbehen me to.

“Para disa ditësh e pash në rrjetet sociale në Norvegji e me pëlqeu shumë e bana edhe unë për herë të parë. Po veq për një orë tri kese i morën, dmth e kanë pritë mirë. Edhe viteve të tjera u kemi shpërnda gjithmonë miqasisë pemët që na kanë tepruar”, tregon Rudari.

E kjo iniciativë e tij thotë se u prit shumë mirë nga bashkëfshatarët. Madje, deklaron se po mendon që të vazhdojë të veprojë njejtë edhe në vitet e tjera.

“Bashkëfshatarët e kanë prit shumë mirë këtë veprim. Edhe menjherë ata që kanë nevojë për to, kanë fillu me i marrë. Deri tash i kanë marrë shtatë kese. Kam me vendosë edhe të tjera. Edhe po mendoj që me vazhdu edhe vitet e tjera, me ba si diçka tradicionale”, tha Rudari.

Këtë veprim të Rudarit e kanë duartrokitur qytetarë nga gjithë vendi, të cilët janë shprehur se është një shembull shumë i mirë për tu ndjekur.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme