Akuza të rënda në adresë të kreut të PDK-së dhe të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe deputetit të kësaj partie, Elmi Reçica ka bërë në “Interaktiv” të KTV-së, sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj.
I ka bërë ata përgjegjës për trafikim me njerëz e krim.
“Nëse jo krejt PDK-ja, Kadri Veseli dhe Elmi Reçica janë përgjegjës për trafikim me njerëz. Në radhë të parë duke mos e luftuar atë, e në radhë të dytë duke favorizuar persona që kryejnë trafikim me njerëz dhe krim”, ka thënë Molliqaj.
© KOHA.