Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka theksuar se VV do të hyjë në koalicion edhe me PDK-në, mirëpo me disa kushte.
Sipas tij, kjo PDK fillimisht duhet të shkoj në opozitë.
“Unë asnjëherë s’kam thënë se nuk do të hyjmë kurrë me PDK. Në kuptimin se sa të ekzistoj VV dhe PDK. Mirëpo, unë kam thënë se nuk do të hyjë me këtë PDK”, tha ai.
Ai ndër të tjera ka thënë se duhet të shihet se kush nga PDK do të shkoj në burg e kush jo.
Molliqaj shtoi se nuk mund të hysh bashkë me PDK-në në pushtet dhe ta shkapësh shtetin