Molliqaj: Kriminelët e PDK’së nuk do të mund t’i ikin drejtësisë

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka reaguar pas akuzave të zyrtarëve të PDK-së, ndaj tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se ndonëse PDK e ka kuptuar se do të mbetet në opozitë, sipas tij as opozita nuk mund të mbahet me shpifje.

Ja reagimi i plotë:

PDK-ja e ka kuptuar tashmë që do të mbetet në opozitë, prandaj kanë filluar të sillen si të tillë.

Por, ata duhet ta kuptojnë që opozita nuk bëhet me shpifje. Ata duhet ta kuptojnë që kriminelët e tyre nuk do të mund t’i ikin drejtësisë nën qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s.

Me shpifje ata po e shfaqin panikun e tyre. Ndërsa neve po na e forcojnë bindjen që jemi në rrugë të drejtë./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme