Molliqaj: Kurti më akuzoi mua dhe Ahmetin se luftojmë bashkë me Serbinë dhe ambasadat kundër tij

Ish-sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se në një takim të mëhershëm që ka pasur me tash kryetarin e VV-së, Albin Kurti, ka marrë kritika se bashkë me Serbinë dhe ambasadat ndërkombëtare po bashkëpunojnë kundër tij.

“‘Unë ty të kam menduar se ti duhesh me qenë kryetar i ardhshëm i LVV-së, por e kam parë se nuk ka të bëj me dëshirën tënde për pushtet por me një problem tjetër. Ti e di që ndaj meje ka pas grupacione që duan të më eliminojnë prej skenës politike sepse jam i vetmi që e kam kundërshtuar Rambujen’, më ka thënë Kurti. Kjo i bie që këta janë UDB dhe Stanishiqi, ai ka lidhje të drejtpërdrejt me Baton Haxhiun në Kosovë. I thash ‘unë jam në këtë trajtketore a?’ Më tha që ‘jo ti nuk je në këtë trajektore por ti je i vetëdijshëm dhe po e luan këtë se po të pëlqen’. ‘Shpend Ahmeti ka marrëveshje me ambasadat e huaja në Prishtinë për të më luftuar mua, ndërsa ti ke marrëveshje ose s’po e di që ke marrëveshje kundër meje’,më ka thënë Kurti”, ka shpjeguar Molliqaj

Molliqaj tha se qëllimi i Kurtit ishte vetëm të gjente diçka që do të ishte më e besueshme për Vetëvendosjen.

Ai insistoi në një ftesë publike për debat televiziv dhe ballafaqim me Kurtin.

“Po e bën atë që e bënte pushteti, ikte prej çdo debati”, ka thënë ai.

Madje ai tha se nëse Kurti nuk vjen le ta dërgojë një prej njerëzve të cilët e përfaqësojnë atë dhe ai është i gatshëm të përballet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme