Molliqaj: Mustafa ka humbur dy aleatë – Veselin dhe Listën Serbe,është në panikë

Lufta e fjalëve mes pozitës e opozitës po vazhdon. I fundit në reagim është Dardan Molliqaj, Sekretar Organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai i është kundërvënë kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, por edhe partisë së këtij fundit, LDK-së, duke thënë se kryeministri ka dalë kundër Listës Serbe e Vuçiqit vetëm tani pasi ajo e braktisi dhe po ia rrezikon pushtetin.

“Çdoherë kur Isa Mustafën e kap paniku, ai shan dhe ofendon kundërshtarët politikë. Kësaj radhe paniku është më i madh sepse i ka humbur edhe dy aleatët e fundit, Kadri Veselin (shefin e SHIK-ut që sipas tij “i ka duart me gjak të zyrtarëve të LDK-së”) dhe Listën Serbe e Vuçiqin që e mbanin në pushtet”.

“Kur Lista Serbe bënte veprime kundër shtetit të Kosovës, Mustafa i dilte në mbrojtje. Vetëm pasi ajo e braktisi dhe po ia rrezikon pushtetin, Mustafa i ka nxitur si asnjëherë më parë shërbëtorët e tij të flasin kundër Listës Serbe. Ku ishin më herët?!””, ka thënë zyrtari i Vetëvendosjes.

Molliqaj e ka akuzuar Mustafën se po e keqpërdorë partinë për t’i dalë në mbrojtje.

“Duke qenë krejt i vetmuar, sonte e paska keqpërdorur edhe LDK-në përmes së cilës lëshoi deklaratë në mbrojtje të vetes. Isa Mustafa po e ndjenë që viti i ri do të jetë vit i rënies së tij”, ka përfunduar Molliqaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme