Molliqaj: Regjistrimi i Lëvizjes si parti politike është sfida e radhës që e kaluam

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marr vendim sot që ta regjistroj Lëvizjen Vetëvendosje si parti politike, pas kërkesës së kësaj të fundit.

Lidhur me këtë sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë se regjistrimi i partisë është sfida e radhës që kaluan.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se asgjë nuk do ta ndal fitoren e Vetëvendosjes.

Ky është postimi i plotë:

Regjistrimi i Lëvizjes si parti politike është sfida e radhës që e kaluam.

Kundërshtarët na thanë që nuk do të mund të regjistrohemi për shkak se jemi për bashkim kombëtar. Pushteti tentoi ta ndalojë regjistrimin tonë si parti, në mënyrë që të mos kemi të drejtë për të bërë koalicione.

Por e vërteta është që ne po fitojmë, me koalicione dhe me bashkim kombëtar.

Asgjë nuk do ta ndalë fitoren e VETËVENDOSJE!-s.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme