Momente drithëruese nga Gaza! Ushtria izraelite qëllon në kokë një 5-vjeçare, fotoja ku vajza mbahet në krahë nga disa burra bën xhiron e botës

Ushtria izraelite ka paralajmëruar banorët e Gazës se veriu i Rripit është “një zonë e rrezikshme luftimi” përmes mediave sociale dhe fletëpalosjeve të hedhura në ajër.

Zëdhënësi i ushtrisë postoi një mesazh “urgjent” në X duke i udhëzuar banorët e Gazës “të qëndrojnë në zonat humanitare dhe strehimoret në pjesën jugore të Rripit dhe të shmangin përpjekjet për t’u kthyer në veri të Rripit” për të “ruajtur sigurinë e tyre”.

Paralajmërimi vjen pasi mijëra palestinezë, duke përfshirë burra, gra, fëmijë dhe të moshuar, u u sulmuan të dielën kur ata u përpoqën të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Gazën veriore.

Videoja e publikuar në mediat sociale tregoi një burrë që mbante Sally Abu Laila, 5 vjeç në krahë, e cila kishte gjakderdhje nga koka e saj. Njerëzit u grumbulluan rreth saj në panik duke u përpjekur të mbulonin plagën e marrë në kokë.

 

Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme