Oficerët e policisë e kanë shpëtuar një grua nga makina e saj që po fundosej në ujë në Australi, moment ky që është kapur nga kamera.
Mediat lokale raportojnë se makina e saj përfundoi në lumë për arsyeje ende të paqarta. Oficerët mbërritën në vend të ngjarjes dhe e gjeten automjetin e saj të mbuluar nga uji në Lumin Georges afër Sidnej të Australisë, transmeton Express.
Ata notuan deri te makina dhe e thyen dritaren e shoferit për ta shpëtuar atë.
Sipas zëdhënësit të policisë, gruas i kishte ngecur këmba në makinë duke e tërhequr atë nën ujë.
Fatmirësisht ajo u shpëtua dhe u soll në breg nga policia.
Nuk është e qartë ende pse makina e saj përfundoi në lumë, por sipas policisë droga është e përfshirë në këtë rast. /Express/



