Sot janë bërë 106 vjet që nga vrasja e Isa Boletinit, gjatë një shkëmbimi zjarri me malazezët në Podgoricë së bashku me 17 shoqëruesit e tij.
E në 99 vjetori i vrasjes së tij, shënoi edhe rikthimin e eshtrave të tij në vendlindje, përcjell Klankosova.tv.
Në pritje të këtij momenti, oborri i kullës së heroit në vitin 2015 ishte i mbushur me familjarë të tij dhe me figura nga skena politike shqiptare.
Ishin edhe kalorësit ata që po prisnin ta kryejnë aktin e varrimit, pranë varrit të të cilit më pas u vendosën kurora me lule.